Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila ndodhet për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka reaguar për takimin me Kongresmenin, Pete Sessions, përcjell InLajmi.
Osmani tha se ligjvënësit amerikanë vazhdojnë të jenë një zë jetik për Kosovën.
Ne e vlerësojmë avokimin e tyre të qëndrueshëm, i cili ka qenë vendimtar në formësimin e së kaluarës së Kosovës dhe do të jetë thelbësore për të ardhmen tonë, theksoi Osmani.
Postimi i plotë i saj:
Ishte kënaqësi të takohesha me Kongresmenin Pete Sessions.Ligjvënësit amerikanë vazhdojnë të jenë një zë jetik për Kosovën. Ne e vlerësojmë avokimin e tyre të qëndrueshëm, i cili ka qenë vendimtar në formësimin e së kaluarës së Kosovës dhe do të jetë thelbësore për të ardhmen tonë./InLajmi/