Një tërmet me magnitudë 5.8 ka goditur brigjet lindore të Tajvanit të premten.
Tërmeti tronditi ndërtesat në kryeqytetin Taipei, por megjithatë nuk raportohet për dëme.
Ndërsa, thellësia në brigjet e qarkut Hualien, ishte 10 km, përcjell Klan Kosova.
Tajvani është goditur nga rreth 1,400 pasgoditje që nga një tërmet me magnitudë 7.2 që goditi Hualien muajin e kaluar.