Kosova ka hapur Konsulatën e Përgjithshme të Kosovës në Varshavë të Polonisë të udhëhequr nga ambasadori, Drilon S Gashi, bëri të ditur Donika Gërvalla përcjell InLajmi.
Gërvalla tha se gjatë kësaj ceremonie ka falënderuar shtetin e Polonisë për mbështetjen e dhnisë për mbështetjen e dhënë ndër vite për Kosovën.
Ajo e ka cekur edhe mbështetjen e Polonisë për anëtarësimin në KiE dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.
Postimi i plotë i saj:
Hapëm Konsullatë e Përgjithshme te Republikës së Kosovës në Varshavë të Polonisë, të udhëhequr nga Ambasadori, Drilon S. Gashi. Gjatë kësaj ceremonie falënderova shtetin e Polonisë për mbështetjen e dhënë ndër vite për Kosovën duke vënë në pah rolin e madh të dy figurave të rëndësishme polake, ish-kryeministrit Mazowietzky dhe Papa Gjon Palit II për përkrahjen e tyre në ditët e vështira të okupimit serb si dhe për mbështetjen e madhe të Polonisë për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe organizata tjera ndërkombëtare./InLajmi/