Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Gordana Silanovska-Davkova, për zgjedhjen si presidente e Maqedonisë së Veriut, përcjell InLajmi.
Osmani tha se Kosova dhe Maqedonia e Veriut gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera fqinjësore dhe ndajnë një angazhim të fortë për integrimin euroatlantik.
Ajo gjithashtu shtoi se mezi pret të punoj me presidenten e zgjedhur për të arritur këtë qëllim të përbashkët dhe për të thelluar më tej marrëdhëniet Kosovë-Maqedoni e Veriut.
Postimi i plotë i saj:
Kosova dhe Maqedonia e Veriut gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera fqinjësore dhe ndajnë një angazhim të fortë për integrimin euroatlantik. Mezi pres të punoj me presidenten e zgjedhur për të arritur këtë qëllim të përbashkët dhe për të thelluar më tej marrëdhëniet Kosovë-Maqedoni e Veriut./InLajmi/