Nis protesta e organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës (SBASHK) me rastin e 1 Majit – Ditës së Punëtorëve
Nis protesta e organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës (SBASHK) me rastin e 1 Majit – Ditës së Punëtorëve.
Gjatë kësaj proteste vërehet një pjesëmarrje e lartë e punonjës të arsimit nga komuna të ndryshme të vendit.
Me kërkesën me të mira të kushteve të punës, protesta ka nisur nga Biblioteka Kombëtare për të vazhduar tek ndërtesa e MASHTI-t.
Pjese po merr edhe Kryetari i Sindikates se Punetorve te Sektorit Privat, Jusuf Azemi
Disa nga kërkesat janë plotësimi i normave javore të jetë 18 orë sikurse që janë në vendet e rajonit si dhe të ngritët vlera e koeficientit te pagave për të paktën 30%.
Përpos punonjësve të arsimit, në marshin protestues pjesëmarrës është edhe Kryetari i Sindikatës së Punëtoreve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.
Përveq protestës së SBASHK-ut, gjatë kësaj dite janë paralajmëruar edhe aksione simbolike.
Rinia Demokratike e Kosovës zhvillon një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës.
Blloku Feminist Antikapitalist organizon marsh protestues për Ditën e Punëtorëve.
Ndryshe, 1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve dhe ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës, përcjell Dukagjini.
Kjo ditë u referohet protestave të punëtorëve, ku kërkesa e parë publike është paraqitur në Australi gjatë vitit 1885 me këtë përmbajtje: ”8 orë punë, 8 orë dëfrim e 8 orë gjumë”.