Presidenti i Kinës, Xi Jinping do të nis një udhëtim në Evropë, ku do të vizitojë Francën, Serbinë dhe Hungarinë.
Për vizitën e tij në Serbi, ka reaguar eurodeputetja, Viola von Cramon, e cila ka treguar se cila duhet të ishte përgjigja e qartë ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, shkruan TV Dukagjini.
“Përgjigja jonë e qartë duhet të jetë: Ta dëbojë atë. Nuk ka më para të BE-së, asnjë paketë rritjeje për Serbinë për aq kohë sa Aleksandër Vuçiq, vallëzon me autokratët në Kinë dhe Rusi”, ka shkruar Von Cramon, në X.