Del në ankand një nga makinat mbretërore të Mbretëreshës Elizabeth II. Makina, Daimler Maxhestik i vitit 2001 në pronësi dhe drejtuar nga mbretëresha është aktualisht në ankand përmes shtëpisë së ankandeve Bonhams.
Bonhams tha se makina mbretërore pritet të shitet me një vlerë prej 45.000 deri në 75.000 dollarë. Aktualisht ka 50 oferta, me më të lartën 59.000 dollarë, Alsat.m.
Mbretëresha e zotëronte makinën sportive deri në vitin 2007, kur ajo iu kthye Jaguar Daimler. Për 11 vitet e fundit makina ka qenë pjesë e koleksionit privat, e ruajtur në një garazh.