Një 25-vjeçar nga Kosova ka vdekur në një aksident trafiku në Itali.
Siç raportojnë mediat lokale në Itali, rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në austostradën e Brenerit.
Viktima është Haris Shala, i cili punonte si shofer kampioni, teksa punonte në Caprona.
Ngjarja ka ndodhur derisa mjeti i drejtuar nga viktima ka goditur kamionin përballë tij, transmeton Front.online.
Fatkeqësisht, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve që mbërritën në vendngjarje me helikopter dhe ambulancë, nuk kanë mundur të bënin asgjë për ta shpëtuar.