• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 17 June, 2025
  • Hyrje
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Në SHBA, fillojnë punimet për ndërtimin e një linje hekurudhore për trena të shpejtësisë së lartë

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
22 April 2024
në Bota
0 0
0
Në SHBA, fillojnë punimet për ndërtimin e një linje hekurudhore për trena të shpejtësisë së lartë
0
SHPERNDARJE
40
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ka filluar puna për ndërtimin e një linjë hekurudhore me vlerë prej 12 miliardë dollarësh, për trena me shpejtësi të lartë, mes Las Vegasit dhe Los Anxhelesit, thanë zyrtarët të hënën, mes parashikimeve që duke nisur nga viti 2028, miliona vetë do të blinin bileta pasagjerësh.

“Njerëzit kanë ëndërruar për dekada të tëra që të ketë trena me shpejtësi të lartë në Amerikë”, tha Sekretari i Transportit Pete Buttigieg përmes një deklarate që përkoi me një ceremoni në terminalin e ardhshëm, që pritet të ndërtohet në rrugën e njohur “Las Vegas Strip”.

Zoti Buttigieg tha se projekti do të krijojë mijëra vende të reja pune, lidhje të reja për mundësi më të mira ekonomike, do të ndihmojë në uljen e trafikut dhe uljen e ndotjes së ajrit.

Brightline West, kompania simotër e së cilës operon me trena të shpejtësisë së lartë mes Majemit dhe Orlandos në Florida, synon të shtrijë një linjë hekurudhore të re nga “Las Vegas Trip” në një terminal të ri në qytetin Rancho Cucamonga në Kaliforni.

Themeluesi dhe presidenti i kompanisë Brightline Holdings, Wes Edens, tha se “ky moment paraqet themelet për një industri të re”.

“Ky është një projekt historik dhe një moment krenarie”, tha zoti Edens në deklaratë.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Mike Reininger ka deklaruar se synimi është që trenat të fillojnë të lëvizin në periudhën që mbahen Lojërat Olimpike të Verës në Los Anxhelos në 2028.

Kompania Brightline mori një mbështetje prej 6.5 miliardë dollarësh nga administrata e presidentit Biden.

Projekti konsiderohet si linja e parë e vërtetë hekurudhore e trenave të pasagjerëve me shpejtësi të lartë në vend, e projektuar për të arritur shpejtësi prej 300 km/orë, e krahasueshme me të ashtuquajturit “trenat-plumb” Shinkansen, të Japonisë.

Bazuar në parashikimet e projektit, trenat elektrikë do të shkurtojnë udhëtimin katër-orësh nëpër shkretëtirën Mojave, në pak më shumë se 2 orë. Parashikimet janë për 11 milionë pasagjerë në vit, ose rreth 30.000 në ditë, me tarifa shumë më të ulëta se kostot e udhëtimit përmes linjës ajrore. Trenat do të ofrojnë dhoma pushimi, internet falas, shitje ushqimesh dhe pijesh dhe mundësinë për të patur me vete bagazhe.

Las Vegasi është një destinacion i pëlqyer për shumë banorë të zonës së Kalifornisë së Jugut. Zyrtarët shpresojnë se linja e trenit do të lehtësojë trafikun në aksin ndërshtetëror I-15, ku drejtuesve të mjeteve shpesh u duhet të përballen me rradhë të gjata trafiku, ndërsa kthehen për në shtëpi pas një fundjave në Las Vegas.

Zona e Las Vegasit, që tani ka afro 3 milionë banorë, tërheq më shumë se 40 milionë vizitorë në vit. Gjatë vitit 2023 në aeroportin ndërkombëtar të qytetit, “Harry Reid”, u vendos një rekord prej j 57.6 milionë pasagjerësh.

Sipas të dhënave të autoriteteve lokale, mesatarisht mbi 44,000 automjete në ditë përshkuan aksin ndërshtetëror Kaliforni-Nevada, në vitin 2023.

Kompania Brightline Holdings me bazë në Florida nisi linjën Miami-Orlando në vitin 2018 me trena që arrinin shpejtësi deri në 200 km/orë. Ajo zgjeroi shërbimin në Aeroportin Ndërkombëtar të Orlandos shtatorin e kaluar. Ajo ofron 16 udhëtime vajtje-ardhje në ditë, me bileta vajtje-ardhje për distancën 378 kilometra, që kushtojnë rreth 80 dollarë.

Trena të tjerë të shpejtësisë së lartë në SHBA janë trenat Acela të operatorit hekurudhor Amtrak, që arrijnë një shpejtësi prej 241 km/orë, shkruan VOA.

Trenat e pasagjerëve për në Las Vegas nuk përdoren më që prej vitit 1997. Ideja e një treni me shpejtësi të lartë për në Los Anxhelos daton që në vitin 2005 dhe ka marrë emra të ndryshëm, përfshirë DesertXpress.

Tags: SHBAShpejtesiTren
Postimi i mëparshëm

Vokrri: Me votimin e së dielës ka marrë fund kërkesa për largimin e kryetarëve në 4 komunat veriore

Postimi tjetër

Erdogan shkon në Irak, temë diskutimi separatistët kurdë

Të ngjajshme Postime

“Irani, burim paqëndrueshmërie”, G7 shpreh mbështetje për Izraelin
Bota

“Irani, burim paqëndrueshmërie”, G7 shpreh mbështetje për Izraelin

17 June 2025
“Izraeli po rrezikon ekzistencën e vet”, Erdogan ngre zërin për Palestinën dhe Iranin
Bota

“Izraeli po rrezikon ekzistencën e vet”, Erdogan ngre zërin për Palestinën dhe Iranin

16 June 2025
“Do të sulmojmë gjithë natën”, Irani vazhdon ta sulmojë Izraelin me raketa
Bota

“Do të sulmojmë gjithë natën”, Irani vazhdon ta sulmojë Izraelin me raketa

16 June 2025
Irani kërkon ndihmën e disa shteteve për armëpushim me Izraelin
Bota

Irani kërkon ndihmën e disa shteteve për armëpushim me Izraelin

16 June 2025
Izraeli thirrje banorëve të Teherenit të largohen: Do godasim, rrezikoni jetën
Bota

Izraeli thirrje banorëve të Teherenit të largohen: Do godasim, rrezikoni jetën

16 June 2025
Netanyahu thotë se Izraeli “kontrollon qiellin mbi Teheranin”: Jemi në rrugën drejt fitores
Bota

Netanyahu thotë se Izraeli “kontrollon qiellin mbi Teheranin”: Jemi në rrugën drejt fitores

16 June 2025
Postimi tjetër
Erdogan shkon në Irak, temë diskutimi separatistët kurdë

Erdogan shkon në Irak, temë diskutimi separatistët kurdë

Lajmet e fundit

Haziri për paralajmërimin e Trumpit: Kosova të bëhet gati, roli i tij do të jetë kritik

Haziri për paralajmërimin e Trumpit: Kosova të bëhet gati, roli i tij do të jetë kritik

17 June 2025
“Irani, burim paqëndrueshmërie”, G7 shpreh mbështetje për Izraelin

“Irani, burim paqëndrueshmërie”, G7 shpreh mbështetje për Izraelin

17 June 2025
Limaj: Çdo shmangie për institucionet, mund të sjell edhe dëme gjeostrategjike

Limaj: Çdo shmangie për institucionet, mund të sjell edhe dëme gjeostrategjike

17 June 2025
Çitaku: Kosova është më e madhe se egoja e VV-së, Kurti ka dëmtuar marrëdhëniet me SHBA-në

Çitaku: Kosova është më e madhe se egoja e VV-së, Kurti ka dëmtuar marrëdhëniet me SHBA-në

17 June 2025
Protestë kundër bllokadës në Kuvend

Protestë kundër bllokadës në Kuvend

17 June 2025
Dështimi i radhës me numër 33

Dështimi i radhës me numër 33

17 June 2025
Murati: Deputetët e opozitës po shkelin obligimin kushtetues

Murati: Deputetët e opozitës po shkelin obligimin kushtetues

17 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Mirëse u ktheve!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Hapni një llogari të re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu