Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ia ka përmendur presidentit serb Aleksandër Vuçiq krimet e kryera në Kosovë.
Osmani me vete kishte 4 gra që janë viktima të luftës.
Ajo i ka kërkuar presidentit serb Vuçiq që të kërkojë falje për krimet e kryera, shkruan GazetaExpress.
“z. Vuçiq, mu këtu merr pak kohë dhe kërkoju falje. Tregoju të gjithëve që ke së paku një të shenjë të humanitetit që ka mbetur në ty”, ka thënë Osmani.