• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 31 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Osmani në OKB deklaron e Vuçiq ka strehuar e mbrojtuar ata që kryen krime gjatë luftës në Kosovë

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
22 April 2024
në KRYESORE
0 0
0
Osmani në OKB deklaron e Vuçiq ka strehuar e mbrojtuar ata që kryen krime gjatë luftës në Kosovë
0
SHPERNDARJE
53
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka deklaruar se presidenti serb, Alexandar Vuçiq ka strehuar, mbrojtur dhe promovuar policët dhe ushtarakët që kryen krime gjatë luftës në Kosovë.

Vëmendje të madhe në fjalimin e saj rroku historia e Elhame Muçollit, të mbijetuarës së masakrës së Poklekut.

Pjesë nga fjalimi i presidentes në Këshillin e Sigurimit të OKB-së:

5 ditë më parë, shënuam 25-vjetorin e një prej masakrave më të rënda dhe çnjerëzore nga regjimi i Millosheviqit. Elhame Muçolli, që po më shoqëron sot mua në këtë takim, ishte vetëm 14-vjeçare kur shtëpia e saj u bastis nga forcat policore të Serbisë. 53 civilë, shumica fëmijë, ishin vrarë pasi ishin tubuar në një dhomë. Teksa policia u largua për t’u rifurnizuar, Elhamja ia doli të kërcente nga dritarja dhe të ikte, ani pse ishte e plagosur nga plumbat. Shkurt pas kësaj, policia u kthye e furnizuar me benzinë duke ua vënë flakën të gjithë 53 civilëve.

Elhamja kurrë nuk ia doli të harronte piskamën shurdhuese të disa prej fëmijëve që ishin ende gjallë teksa po bëheshin shkrumb e hi. Dhe sikur kjo të mos ishte e mjaftueshme, policia ua vuri flakën përsëri e përsëri. Fëmijë të vegjël, më të vegjlit 6 dhe 10 muajsh, ishin djegur në përpjekje për t’i shfarosur nga faqja e dheut veç pse ishin shqiptar; sepse i përkisnin etnisë tjetër nga ajo e policisë dhe ushtrisë.

Shkalla e djegjes së trupave ishte aq e rëndë sa anëtarëve të mbijetuar të familjes u mbet pak nga më të dashurit e tyre, sa të mund t’i vendosnin 53 viktimat në një varr të vetëm. Një memorial është ngritur në kujtim të viktimave afër vendit ku ndodhi krejt kjo, por asnjë politikan serb as edhe një, nuk erdhi për t’u gjunjëzuar para varrit të këtyre fëmijëve të vegjël. Dhe të mendos se masakrat e këtyre përmasave u kthyen në çdo cep të vendit, me fëmijë të vegjël, gra, përfshirë edhe shtatzëna, të vrarë pa mëshirë, për shkak të mendësisë luftënxitëse që është ende gjallë dhe po vazhdon në Beograd.

Pra, zonja dhe zotërinj, ju mund të dëgjoni propagandën e Vuçiqit dhe ta lejoni ta shtyjë përpara revizionizmin e tij historik të bazuar në skenarin e Rusisë, por e vetmja e vërtetë për regjimin e Vuçiqit është ajo që është në mohim të vazhdueshëm dhe duke mos pranuar kurrë përgjegjësinë për këto krime të tmerrshme; asnjëherë duke mos kërkuar falje apo duke shfaqur shenja pendimi. Kurrë!

Masakra e Poklekut, si të gjitha masakrat tjera nëpër Kosovë, tregoi se Millosheviqi dhe ministri ministri i tij i atëhershëm i propagandës, sot i ulur në karrigen e Presidentit, jo vetëm që kërkonin t’i shfarosnin të gjithë shqiptarët e Kosovës nga faqja e dheut, por donin t’i zhduknin edhe proavet dhe të mos kishte dëshmitar. Megjithatë, ata dështuan pareshtur. Elhamja mbijetoi për t’i treguar botës historinë e familjes dhe kombit të saj. Pavarësisht se humbi nënën, 3 motrat, 2 vëllezërit dhe shumë kushërinj gjatë kësaj masakre, ajo ësht kthyer në mishërim të vërtetë të qëndresës dhe forcës dhe në mbrojtëse të palëkundur e së vërtetës dhe luftës për drejtësi.

Teksa ajo është e ulur këtu me mua, duke kërkuar asgjë tjetër përveç drejtësisë, Vuçiqi, i ulur atje, ende ofron strehim, mbrojtje, promovim, për njësitë speciale të policisë dhe brigadën e ushtrisë që kreu krimet kundër familjes së Elhamës. Në rastin e TPNJ-së Shainoviq et al, u konfirmua se Detashmenti 86 i njësisë speciale të policisë serbe, ishte i pranishëm në Poklek në ditën e krimit, së bashku me brigadën e 15 të blinduar dhe brigadën e 37-të të motorizuar të Ushtrisë Jugosllave. U identifikuan përgjegjësit, përfshirë ish-komandantin e detashmentit 86, Dragan Obradoviq. Megjithatë, këta përgjegjës kurrë nuk u gjykuan. Krejt e kundërta, atyre u dhanë punë dhe nderime të rangut më të lartë.

Tags: Aleksander VuçiqOKBVjosa Osmani
Postimi i mëparshëm

Vuçiq në OKB: Kurti ka aspirata hegjemoniste drejt Shqipërisë së Madhe

Postimi tjetër

Përmbytjet masive në Kinë, dhjetëra mijëra persona të evakuuar

Të ngjajshme Postime

Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’
KRYESORE

Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’

30 July 2025
Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët
KRYESORE

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët

30 July 2025
“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri
KRYESORE

“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri

30 July 2025
Nga tetori nis zbatimi i rregullave të reja për udhëtime në zonën Schengen
KRYESORE

Nga tetori nis zbatimi i rregullave të reja për udhëtime në zonën Schengen

30 July 2025
“Dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike” – Ambasadori francez reagon në lidhje me kërkimin e sotëm në Ujman
KRYESORE

“Dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike” – Ambasadori francez reagon në lidhje me kërkimin e sotëm në Ujman

29 July 2025
A mund Kosova t’i ngrejë dronët Bayraktar, komandanti i KFOR: Unë kam autoritetin për hapësirën ajrore të Kosovës
KRYESORE

A mund Kosova t’i ngrejë dronët Bayraktar, komandanti i KFOR: Unë kam autoritetin për hapësirën ajrore të Kosovës

29 July 2025
Postimi tjetër
Përmbytjet masive në Kinë, dhjetëra mijëra persona të evakuuar

Përmbytjet masive në Kinë, dhjetëra mijëra persona të evakuuar

Lajmet e fundit

Niveli yt i inteligjencës mund të jetë arsyeja pse nuk arrin të gjesh dashurinë

Niveli yt i inteligjencës mund të jetë arsyeja pse nuk arrin të gjesh dashurinë

31 July 2025
Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’

Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’

30 July 2025
E mira e përjetshme që mendohet të sjellë injektimi i qelizave staminale në gju

E mira e përjetshme që mendohet të sjellë injektimi i qelizave staminale në gju

30 July 2025
Specialja pranoi prova nga shteti serb, OVL UÇK: Edhe një arsye më shumë për protestë

Specialja pranoi prova nga shteti serb, OVL UÇK: Edhe një arsye më shumë për protestë

30 July 2025
Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

30 July 2025
Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët

30 July 2025
“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri

“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri

30 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu