2 persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur mesditen e sotme në fshatin Rixhevë e Klinës, përcjell InLajmi.
Rastin për InLajmin ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
Rugova tha se vetaksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00 dhe se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal, tha ai./InLajmi/