Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri ka dal në terren për të vizituar qendrat e votimit në veri të Kosovës.
Ai ka vizituar viziton qendrën e votimit që gjendet në objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut.
Deri tani në këtë qendër votimit kanë votuar mbi 10 qytetarë me të drejtë vote.
“Lista Serbe thirrjen për bojkot e ka bërë pasi shumica e qytetarëve serb janë kundër largimit të kryetarëve në veri”, ka thënë Vokrri, përcjell Indeks Online.

Sipas tij, Lista Serbe do të tentojë që numrin e vogël në votime të qytetarëve në veri ta paraqesë si sukses.