3 persona kanë votuar deri më tani në Shkollën “Osman Rama” në Çabër – fshatin e kryetarit të Zubin Potokut, Izmir Zeqirit.
Sot po votohet për ose kundër shkarkimit të katër kryetarëve të komunës së Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.

Numri i Qendrave të Votimit në komunën e Leposaviqit është 8, në Zubin Potok 5, në Zveçan 5 dhe në Mitrovicën e Veriut 5, përcjell Klan Kosova.

Në përgjithësi, numri i Qendrave të Votimit në këto 4 komuna është 23, me gjithsej 63 vendvotime.