Mijëra njerëzve u është thënë të largohen nga shtëpitë e tyre pasi një vullkan indonezian shpërtheu duke bërë që hiri i tij të shpërndahet edhe në zonat e banuara.
Ruang, vullkan ky 725 metra në veri të ishullit Sulawesi, ka shpërthyer të paktën 5 herë në 24 orë, sipas Qendrës së Indonezisë për Vullkane dhe Fatkeqësi Gjeologjike.
Autoritetet janë të shqetësuara se një pjesë e tij mund të shembet në det dhe të shkaktojë cunam.
Andaj njerëzve u është kërkuar të qëndrojnë të paktën 6 kilometra larg, shkruan skynews.
Bëhet e ditur se edhe aeroporti Sam Ratulangi në Mando është mbyllur, ndërsa mbi 11 mijë njerëz janë urdhëruar të largohen nga zona. Ata do të dërgohen në qytetin më të afërt i cili është gjashtë orë me anije.
Ndryshe, Indonezia si arkipelag me 270 milionë banorë, ka 120 vullkane aktive, transmeton Telegrafi.
Në vitin 2018, shpërthimi i vullkanit Anak Krakatu shkaktoi një cunami të madh dhe la të vdekur 430 njerëz.