Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i tronditur nga vrasja që ndodhi sot në Pejë, ku dyshohet se burri ia mori jetën gruas së tij, përcjell InLajmi.
Haradinaj tha se raste të tilla që fatkeqësisht po ndodhin shpesh në vendin tonë, janë të papranueshme dhe është tejkaluar çdo limit njerëzor.
Është urgjencë që gjërat të marrin kahje ndryshe, theksoi ai.
Vrasjet duhet të ndalen, shoqëria duhet të reflektojë, ndërkaq drejtësia ta kryej punën e saj dhe të ashpërsohet në këtë drejtim, shtoi Haradinaj.
Postimi i plotë i tij:
I trishtueshëm lajmi për vrasjen e gruas që ndodhi sot në Pejë. Raste të tilla që fatkeqësisht po ndodhin shpesh në vendin tonë, janë të papranueshme dhe është tejkaluar çdo limit njerëzor.
Është urgjencë që gjërat të marrin kahje ndryshe. Vrasjet duhet të ndalen, shoqëria duhet të reflektojë, ndërkaq drejtësia ta kryej punën e saj dhe të ashpërsohet në këtë drejtim.
Ngushëllime familjes që humbi më të dashurën e tyre./InLajmi/