Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka mbajtur konferencë për medie lidhur me Forumin Ndërkombëtar për Gratë Paqen dhe Sigurinë si dhe me rastin e 14 Prillit – Ditës së Mbijetuarve të Dhunës Seksuale, përcjell InLajmi.
Osmani ka folur rreth kësaj date e cila është e shënuar si ditë e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale.
‘’14 prilli na bashkon të githëve për të shënduar diten e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale. Në këtë ditë të gjithë qytetarët shprehin soldaritetin për të gjithë ata që e përjetuan këtë tragjedi, shënimi i 14 prillit është më shumë se një thirrje për drejtësi, është kujtim i përhershëm i forcës, guximit në ballafaqimin me dhunën. Drejtësia nuk do të jetë e plotë derisa kriminelët nuk ballafaqohen me veprat e tyre, le të bëhemi zëri i tyre dhe të sigurohemi se historia nuk do harrohet kurrë e përsëritet më. Kurajoja e tyre është frymëzim për të rinjtë dhe shembull i mbijetesës”, tha Osmani.
Presidentja e vendit i ka cilësuar si heroina të Kosovës Vasfije Krasniqin dhe Shyhrete Sulejmani.
“Edicioni i dytë do te ketë pikërisht temën e çështjen e dhunës seksuale gjatë luftës, në këtë ditë si presidente e vendit ju them se ato janë heroinat tona, Vasfije dhe Shyhrete Sulejmani janë 2 gra që kanë thyer stigmën, kjo ditë shënohet një ditë para hapjes së dytë te forumit. Nesër në Prishtinë do bashkohen përfaqësues nga më shumë se 40 përfaqësues të botës, do të diskutojnë për përkushtimin e pa luhatur në mbështetje për viktimat e dhunës seksuale, forumi është platformë për platformë që i dedikohet fuqizimit të grave, si i tillë ky forum është gërshetetim i të kaluarës sonë me të ardhmen, nga ky forum duam të përçojmë mesazhi për gratë në vendimmarrje”.
Osmani shtoi se gjurmët e krimeve të dhunës seksuale vazhdojnë të rëndojnë edhe sot pas gati 25 vite pas luftës./InLajmi/