Me rastin e 25 vjetorit të Betejës së Koshares u kujtuan të rënët e saj, përcjell InLajmi.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Beteja e Koshares është monumentale në historinë tonë të re. duke thënë ses në këtë ditë të 9 prillit përulemi para heronjve si Agim Ramadani, Sali Cekaj e shumë të tjerë të cilët të bashkuar në betejën e Koshares.
“Sot jemi këtu për të nderuar 25-vjetorin e Betejës së Koshares dhe 114 heronjtë e UÇK-së të cilët në këtë betejë dhe bënë sakrificën me sublime duke u flijuar për lirinë tonë të çmuar. Beteja e Koshares është monumentale në historinë tonë të re. Në këtë ditë të 9 prillit përulemi para heronjve si Agim Ramadani, Sali Cekaj e shumë të tjerë të cilët të bashkuar në betejën e Koshares nga anë të ndryshme të hapësirës shqiptare por edhe të globit u bënë flijim për lirinë tonë. Në këtë betejë ranë edhe ushtarë në shtet e tjera të botës. Ata i bashkoi kauza e lirisë dhe drejtësisë kundër tiranisë, gjenocidit dhe shtypjes. Ata nuk luftuan për lavdinë e tyre personale por e fituan lavdin e përjetshme sepse mbrojtën dinjitetin tonë njerëzor dhe përmbushen amanetin e brezave për Kosovën e lirë”, u shpreh Osmani.
Ajo tha se në këtë vend të shenjt prehen të qetë heronjtë tanë të cilët me luftën e tyre deri në vetë mohim ranë për ti dhënë kuptimin e plotë lirisë që e gëzojmë sot.
“Në këtë vend të shenjt prehen të qetë heronjtë tanë të cilët me luftën e tyre deri në vetë mohim ranë për ti dhënë kuptimin e plotë lirisë që e gëzojmë sot. Para 25 vitesh populli i Kosovës kërcënohej nga shfarosja prej regjimit gjenocidal të Millosheviqit, ishin këtë heronjtë të Koshares të cilën e ndezën shkëndijën e shpresës dhe shemben kufirin që ndante shqiptarët nderë vite. Pas luftimeve të ashpëra dyditore në krye të betejës ra Agim Ramadani. Kësaj rezistence të armatosur i parapriu rezistenca paqësore nën udhëheqjen e presidentit historik Ibrahim Rugova”, deklaroi presidentja.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se duke i ndjekur datat e kalendarit historik të UÇK-së, sikur çdo vit tjetër gjatë këtyre 25 viteve të fundit, 9 prilli na solli këtu në Koshare të Gjakovës edhe sot.
“Duke i ndjekur datat e kalendarit historik të UÇK-së, sikur çdo vit tjetër gjatë këtyre 25 viteve të fundit, 9 prilli na solli këtu në Koshare të Gjakovës edhe sot. Një kronik e plotë kronologjike ditë pas dite dhe ngjarje pas ngjarje, si një histori totale e Betejës së Koshares mbase do të ishte një nderë veprat me ideale për luftën e UÇK-së. Por për ballë një sfide historie si kjo, që shkon e reduktohet në kohën e një fjalimi si ky, më lejoni që mesë nderimesh të shquaj këtu disa fragmente dhe episode nga beteja e Koshares”, u shpreh Kurti.
Komandati Rrustem Berisha tha se 25 vite më parë në orët e hershme të mëngjesit, njësit e grupit të 3-të operative filluan luftën frontalë duke u nisur nga vija kufitare më qëllim të heqjes së kufirit shqiptaro-shqiptar në Koshare.
“25 vite më parë në orët e hershme të mëngjesit, njësit e grupit të 3-të operative filluan luftën frontalë duke u nisur nga vija kufitare më qëllim të heqjes së kufirit shqiptaro-shqiptar në Koshare. Para kësaj date komanda e përparuar e ka përgatitur planin operativ për heqjen e kufirit shqiptaro-shqiptar dhe këtë plan e ka prezantuar Sali Çeku dhe Agim Ramadani dhe e kam miratuar unë si komandant dhe mbi bazën e atij plani është hequr kufiri shqiptar-shqiptar”, ka thënë ai. /InLajmi/