Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, tha se sportistët kanë dëshmuar se janë ambasadorët tanë më të mirë, përcjell InLajmi.
Haradinaj tha se Suhareka është qyteti i kampionëve dhe se ndjehet krenar me sukseset e FC Ballkanit brenda dhe jashtë vendit.
bashkë me kryetarin e komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ishim bashkë në ndeshjen futbollistike mes FC Ballkani dhe FC Suhareka. Udhëheqësit e dy klubeve dhe trajnerët, i përgëzoj për punën e palodhur, shtoi ai.
Nuk ka shumë kohë që këtij qyteti i është shtuar edhe ekipi i 2-të, FC Suhareka, ekip i cili me hapa të shpejtë po ngritet në nivelet e larta të futbollit kosovar, theksoi Haradinaj.
Postimi i plotë i tij:
Suhareka, “qyteti i kampionëve”, ndjehet krenar me sukseset e FC Ballkanit brenda e jashtë vendit. Nuk ka shumë kohë që këtij qyteti i është shtuar edhe ekipi i dytë, FC Suhareka, ekip i cili me hapa të shpejtë po ngritet në nivelet e larta të futbollit kosovar.
Sot, bashkë me kryetarin e komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ishim bashkë në ndeshjen futbollistike mes FC Ballkani dhe FC Suhareka. Udhëheqësit e dy klubeve dhe trajnerët, i përgëzoj për punën e palodhur.
Ambasadorët tonë më të mirë dëshmuan të jenë sportistët. Është obligim i ynë t’ua ofrojmë kushtet më të mira./InLajmi/