Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar të gjithë besimtarët katolikë festën e Pashkëve, përcjell InLajmi.
Krasniqi ka uruar që që kjo festë të sjellë paqe dhe harmoni në shtëpitë dhe zemrat e të gjithë juve që e festoni.
Ndërsa përqafojmë mesazhin e dashurisë dhe faljes, që na e sjellë festa e Pashkëve, le të zotohemi për të punuar për një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe të drejtë, ku çdo individ vlerësohet dhe respektohet, shtoi ai.
Në këtë festë që simbolizon ringjalljen, shpresën dhe besimin, urojmë që te vijnë ditë më të mira për mbarë popullin tonë, përfundoi Krasniqi.
Postimi i plotë i tij:
Miq dhe bashkëqytetarë të besimit katolik – ju uroj juve dhe familjeve tuaja Pashkë të bekuara dhe të gëzuara. Uroj që kjo festë të sjellë paqe dhe harmoni në shtëpitë dhe zemrat e të gjithë juve që e festoni.
Ndërsa përqafojmë mesazhin e dashurisë dhe faljes, që na e sjellë festa e Pashkëve, le të zotohemi për të punuar për një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe të drejtë, ku çdo individ vlerësohet dhe respektohet. Në këtë festë që simbolizon ringjalljen, shpresën dhe besimin, urojmë që te vijnë ditë më të mira për mbarë popullin tonë.
Gëzuar Pashkët!/InLajmi/