Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, tha se 147 shqiptarë të pafajshëm, fëmijë, gra, burra e pleq, u vranë e u masakruan mizorisht me 28 Mars 1999 në Izbicë, përcjell InLajmi.
Lushtaku tha se vrasja, masakrimi e shfarosja ishte qëllimi i këtij krimi serb në Izbicë, i cili lëkundi deri në palcë edhe ndërgjegjen ndërkombëtare për këtë gjenocid ndaj shqiptarëve.
Ai u shpreh se kjo plagë e madhe e jona nuk do të shërohet deri sa të arrihet drejtësia edhe për të viktimën e fundit të Izbicës!
Postimi i plotë i tij:
147 shqiptarë të pafajshëm, fëmijë, gra, burra e pleq, u vranë e u masakruan mizorisht me 28 Mars 1999 në Izbicë. Vrasja, masakrimi e shfarosja ishte qëllimi i këtij krimi serb në Izbicë, i cili lëkundi deri në palcë edhe ndërgjegjen ndërkombëtare për këtë gjenocid ndaj shqiptarëve.
Kjo plagë e madhe e jona nuk do të shërohet deri sa të arrihet drejtësia edhe për të viktimën e fundit të Izbicës!
Lavdi e përjetshme!/InLajmi/