Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur lajm të mirë kalimin me sukses vendimmarrjen e radhës në rrugën drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
I pyetur nga Ekonomia Online, kreu i ekzekutivit tha se është lajm i mirë për Evropën e kombin shqiptar që “Federata ruse është jashtë Këshillit të Evropës e Republika e Kosovës brenda”.
“Besoj se kjo është një arritje e madhe për Kosovën, për të cilën Qeveria e Republikës ka punuar 2 vjet e gjysmë pa u ndalur dhe më në fund në këtë Pranverë gjithçka do të kurorëzohet me sukses. Ky është vetëm hapi i parë në këtë pranverë. Hapi tjetër vie në mes të prillit kur do të votohet në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe hapi përmbyllës është ai në Këshillin e Ministrave në maj”, tha Kurti, teksa falënderoi
“… është lajm tejet i mirë për Evropën, për kombin shqiptar, për demokracinë që në këtë epokë gjeopolitike e historike, Federata ruse është jashtë e Republika e Kosovës po hynë brenda”, u shpreh Kurti pas homazheve te varrezat e anëtarëve të vrarë të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, në Podujevë.
Në takimin e së mërkurës në Paris, Komisioni për Çështje Politike dhe Demokraci e ka miratuar me 31 vota për, 4 kundër dhe 1 abstenim opinionin e raportueses, Dora Bakoyannis, me rekomandimin që Kosova të ftohet për t’u bërë anëtarja më e re e Këshillit të Evropës.