Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj, tha se vendimi i së enjtes i Këshillit Evropian për t’i hapur negociatat për anëtarësim me Bosnjen dhe Hercegovinën është një lajm i madh për këtë shtet, por një lajm i shumë i keq për Kosovën, përcjell InLajmi.
Hoxhaj tha se kemi mbetur tërësisht jashtë procesit të zgjerimit evropian dhe sot më shumë i ngjajmë një shtetit bunker të izoluar nga BE-ja dhe nën sanksionet e saj, ku nga Ballkani deri në Evropë Lindore, Kosova futet në rang me Bjellorusinë dhe raporti i Kosovës me BE-në është mjerisht i njëjti me atë të Bjellorusisë
Ai tha se pas kësaj ftese dhe vendimi të BE-së, Bosnja iu bashkua Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi e Serbisë në marrëdhënien e saj të re dhe në shpejtësi tjetër të anëtarësimit në BE, ku edhe një vend si Ukrania që është në luftë dhe Gjeorgjia e Moldavia, kanë marrë statusin e kandidatit dhe Kosova jo, duke mbetur pas këtyre, ngjashëm me Bjellorusinë, të izoluar dhe madje të dënuar me sanksione, gjë që është dështimi më i madh i Kosovës në politikën e jashtme dhe në reforma të brendshme, të cilin as në ëndrrën më të keqe nuk kam mundur ta imagjinoj.
Postimi i plotë i tij:
Vendimi i djeshëm i Këshillit Evropian për t’i hapur negociatat për anëtarësim me Bosnjen dhe Hercegovinën është një lajm i madh për këtë shtet, por një lajm i shumë i keq për Kosovën, sepse, në fakt tregon se ne kemi mbetur tërësisht jashtë procesit të zgjerimit evropian dhe sot më shumë i ngjajmë një shtetit bunker të izoluar nga BE-ja dhe nën sanksionet e saj, ku nga Ballkani deri në Evropë Lindore, Kosova futet në rang me Bjellorusinë dhe raporti i Kosovës me BE-në është mjerisht i njëjti me atë të Bjellorusisë! Pas kësaj ftese dhe vendimi të BE-së, Bosnja iu bashkua Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi e Serbisë në marrëdhënien e saj të re dhe në shpejtësi tjetër të anëtarësimit në BE, ku edhe një vend si Ukrania që është në luftë dhe Gjeorgjia e Moldavia, kanë marrë statusin e kandidatit dhe Kosova jo, duke mbetur pas këtyre, ngjashëm me Bjellorusinë, të izoluar dhe madje të dënuar me sanksione, gjë që është dështimi më i madh i Kosovës në politikën e jashtme dhe në reforma të brendshme, të cilin as në ëndrrën më të keqe nuk kam mundur ta imagjinoj! /InLajmi/