Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shtruar iftar në muajin e Ramazanit për qindra ushtarë të KFOR-it turk, përcjell InLajmi
Osmani tha se i ka falënderuar të gjithë ushtarakët që shërbejnë larg vendit e familjeve të tyre duke mundësuar paqe e siguri në Kosovë.
Ajo gjithashtu shtoi se Turqia është ndër shtetet me kontributin më të madh në kuadër të KFOR-it.
Postimi i plotë i saj:
Me qindra ushtarë në Kosovë, Turqia është ndër shtetet me kontributin më të madh në kuadër të KFOR-it.
Prandaj, mbrëmë, në një iftar të përbashkët, i falenderova të gjithë ushtarakët që shërbejnë larg vendit e familjeve të tyre në mënyrë që të ketë paqe e siguri në Kosovë./InLajmi/