Milot Rashica është duke zhvilluar një sezon të shkëlqyer me skuadrën e Werder Bremen në Bundesligë.
23-vjeçari gjithmonë e ka treguar dashurinë dhe respektin për kombin e tij që në fakt janë si Kosova ku edhe ka lindur por edhe Shqipëria ku pati mundësinë të hidhte hapat e para duke veshur fanellën kuqezi.
Së fundmi, Rashica në rrjetin social “Instagram” ka publikuar një video ku shikohen këpucët e tij të personalizuara MR7 me firmën e kompanisë “Nike” ku gjendet edhe flamuri Kosovar. Mesfushori dardan ka shënuar shtatë gola dhe ka kontribuar me tre asiste në 14 ndeshjet e tij në Bundesliga. Po ashtu Rashica ka shënuar edhe dy gola në po kaq takime edhe ne Kupës së Gjermanisë.


















