Ka një sërë veçorish inteligjente të integruara në softuerin iOS të Apple, por shumë njerëz nuk e dinë se ka një tjetër “buton sekret” në iPhone.
Siç shkruan Pocket-lint, mund të aktivizoni opsionin “Back Tap” në iPhone, i cili e kthen pjesën e pasme të iPhone në një buton sekret.
“Back Tap” nuk aktivizohet automatikisht, por është mjaft e lehtë për t’u konfiguruar. Nëse e aktivizoni, mund të zgjidhni disa opsione që do të aktivizohen kur trokitni dy ose tre herë në pjesën e pasme të këtij smartphone.
Këto janë hapat:
- Hapni Cilësimet Settings
- Shkoni te Aksesueshmëria Accessibility
- Shkoni te “Trokitni prapa” në fund të listës Back Tap
- Shkoni “Double Tap” ose “Triple Tap”
- Zgjidhni shkurtoren që dëshironi të aktivizoni kur trokitni 2 herë/3 herë logon e Apple
- Pasi të aktivizoni Back Tap, përdorimi i kësaj veçorie është shumë i lehtë.
Your iPhone Has a Secret Button pic.twitter.com/DF51DOUzvo
— Matty McTech (@setupspawn) March 17, 2024