Nga viti 2026 në Danimarkë, gratë do të duhet të kryejnë gjithashtu shërbimin e detyrueshëm ushtarak.
Kohëzgjatja e rekrutimit do të jetë nga 4 në 11 muaj (për të 2 gjinitë). Danimarka bëhet vendi i 3-të evropian (së bashku me Norvegjinë dhe Suedinë) që u kërkon grave të shërbejnë në forcat e armatosura.
“Ne po riarmatosemi sepse duam të shmangim luftën”, theksoi kryeministrja Mette Frederiksen, duke shtuar se ”qeveria po përpiqej të arrinte barazinë e plotë midis gjinive”.
Në Danimarkë, gratë aktualisht mund të bëhen vullnetare për shërbimin ushtarak. Vitin e kaluar, 4 700 persona shërbyen në ushtri, rreth 25% e të cilëve ishin gra, shkruan il messaggero.it.
Ky numër do të rritet në 5000 në vit.
Forcat e Armatosura daneze aktualisht kanë rreth 20 000 personel aktiv, duke përfshirë rreth 9 000 trupa profesionistë, transmeton ATSH.
Objektivat e qeverisë përfshijnë rritjen e buxhetit të mbrojtjes me 6 miliardë dollarë gjatë 5 viteve të ardhshme për të arritur objektivat e NATO-s.