Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sot raportet e paaudituara financiare të partive politike të vitit 2023.
KQZ sqaron se këto raporte financiare janë të paaudituara dhe mund të pësojnë ndryshime gjatë procesit të auditimit.
Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, gjatë vitit 2023 ka pasuri 1,475,329.19 euro.
Vlera e pasurisë afatgjate, sipas raportit, ku përfshihet toka, objektet, pajisjet, pasuritë e paprekshme dhe pasuri tjera në vlerë 121.779 euro.
Ndërkaq tek pasuritë afatshkurta, shuma është milionëshe dhe arrin në 1.353.540.63 euro.
Sipas raportit, të hyrat e Lëvizjes Vetëvendosje për vitin 2023 kanë qenë 2.098.592 euro, e ndërkohë shpenzimet 1.381.285 euro.
Partia Demokratike e Kosovës sipas raportit, në vitin 2023 ka pasur 808,983 euro të hyra vjetore.
Ndërkaq, LDK përgjatë këtij viti ka pasur të hyra 723.169.92 euro, shkruan Reporteri.
Raporti i KQZ-së për pasqyrën financiare thotë se AAK ka pasur të hyra 280,000.00, përgjatë vitit të kaluar.