Disa prej ngjarjeve dhe personazheve që e karakterizojnë këtë datë janë…
1880 – U lind më në Elbasan, Aleksandër Xhuvani, ka qenë arsimtar, tekstolog, gjuhëtar, nëpunës dhe ministër i shtetit shqiptar. Për punën e tij në lëmin e arsimit është nderuar me titullin Mësues i Popullit. Aleksandër Xhuvani dha kontribut me vlerë edhe në themelimin dhe ndërtimin e didaktikës dhe pedagogjisë shkollore shqiptare. Didaktika, sipas tij është “një shkencë edhe një art; asht shkencë në pikëpamje të dijes që i jep nxanësit, asht art në pikëpamje të përdorunit e të zbatuemit të gjanave të mësueme.” U mor me trajtimin e çështjeve themelore të mësimit dhe të shkollës, siq janë: përmbajtjet mësimore, parimet didaktike, personaliteti i mësuesit, lokalet shkollore etj. Me tekstet e tij, Didaktikë e Edukatë, Didaktika etj., u përpoq që shkollën shqipe ta nxjerrë nga prapambeturia dhe kaosi i rrymave dhe ndikimeve të ndryshme pedagogjike dhe ta ngritë atë mbi një bazë unike e të përparuar didaktike, duke e mbështetur në arritjet e didaktikës evropiane. Në këtë plan, sipas Xhuvanit, rol të rëndsëishëm ka sidomos mësuesi, vokacioni i tij “sepse arti i edukatës, që ushtron mësuesi, asht ma i nalti e ma fisniku i arteve;…” Gjithashtu, vlerë të veçantë kanë edhe pikëpamjet e tij për çështje të ndryshme të pedagogjisë parashkollore, të arsimit për të rriturit (andragogjisë), të pedagogjisë familjare. Edhe Xhuvani, sikurse rilindësit tjerë, që kur gjendej në Egjipt, theksoi me forcë, domosdonë për ngritjen arsimore dhe kulturore të femrës shqiptare, të cilën e vlerësoi faktor shumë të rëndësishëm kombëtar dhe edukativ (pedagogjik). “Shkalla arsimore e gruas shqiptare, shkruan ai, asht themeli i edukatës shoqnore, themeli i përparimit tonë si shtet e si komb.
1903 – Traktati Hay-Herran, duke i dhënë Shteteve të Bashkuara të drejtën për të ndërtuar Kanalin e Panamasë, është ratifikuar nga Senati i SHBA. Senati i Kolumbisë më vonë do të refuzonte traktatin. Qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk ishte e gatshme të rinegociojë traktatin me Kolumbinë ose të ndryshojë shumat e përfshira. Kjo shpërtheu një kryengritje në Panama, që çoi në pavarësinë e saj dhe në ndërtimin përfundimtar të Kanalit të Panamasë.
1939 – U lind në Eminas të vogë, Agim Faja, ka qenë piktor ilustrator, dizajn, grafist dhe autor librash. Agim Faja është një ndër piktorët e Realizmit Socialist që e filloi krijimtarinë e tij në mesin e viteve ’60 të shekullit XX. Tema e tij kryesore ishte bujqësia dhe jeta e fshatit. Ai jetoi dhe krijoi në qytetin e vogël të Shijakut, duke u evidentuar edhe si një piktor ilustrator mjaft i rëndësishëm veçanërisht për revistat e fëmijve. Agim Faja ka qënë piktori ilustrator i revistës për fëmijë “Fatosi”. Ai ka ilustruar mbi njëqind tituj botimesh të ndryshme kryesisht për fëmijë ndërmjet të cilave “Abetaren”, “Aritmetikën” dhe “Këndimin”. 1967 Bienale e Egjyptit. U ekspozua tabloja “Verë e vitit 1965”. 1968 Ekspozitë e arteve figurative ne RP të Kinës dhe në Vietnam. U ekspozua tabloja “Verë e vitit 1965”. 1969 Ekspozitë e arteve figurative ne RP të Kinës. U ekspozua tabloja “Para fluturimit” dhe peizazhi “Remonti i avionave”. 1972 Ekspozitë e arteve figurative në qytetin Grac të Austrisë. U ekspozua tabloja “Në mimierën e Manzës”. 1977 Ekspozitë e arteve figurative në qytetin Algjer të Algjerisë. U ekspozua tabloja “Me ballin tek liria” (Gjikë Kuqali). 1978 Ekspozitë e arteve figurative në Jugosllavi, në qytetet Prizren, Prishtinë dhe Beograd. U ekspozua tabloja “Shqipëri o nëna ime” (Naim Frashëri). Në vitin 1987 i akordohet titulli “Piktor i Merituar”, kurse në vitin 1996 presidenti i asaj kohe Sali Berisha i jep titullin “Pishtar i Demokracisë” dhe më 1999 shpallet “Qytetar Nderi” i qytetit Shijak. U nda nga jeta më 27 qershor 2017.
1942 – Orvan Hess dhe John Bumstead u bënë të parët në Shtetet e Bashkuara me sukses që trajtuan një paciente, Anne Miller, duke përdorur penicilinën. Penicilina u zbulua në vitin 1928 nga Alexander Fleming. Njerëzit filluan ta përdorin atë për të trajtuar infeksionet në 1942. Ekzistojnë disa penicilina të cilat janë efektive kundër baktereve shtesë. Këto perfshijne penicilinat antistafilokoksik, aminopenicilinat dhe penicilinat antipseudomonal.
1958 – Lind në Monaco, Alberti i II-të. Alberti është, është monarki mbretëror i Principatës së Monakos dhe kryetari i shtëpisë princërore të Grimaldi. Ai është djali i princit Rainier III dhe Grace, Princesha e Monakos, dikur Grace Kelly, aktorja amerikane. Motrat e Princit Albert janë Caroline, Princesha e Hanoverit dhe Princesha Stephanie. Në korrik 2011, Princi Albert u martua me Charlene Wittstock.
1961 – Rrjeti i gabuar i armëve bërthamore të USAF Broken Arrow i mbajtur në një avion B-52 përplaset afër qytetit Yuba. Ekuipazhi u zhvendos, ndërsa avioni shpërtheu dhe katër armë bërthamore u lëshuan. Ndërlidhjet e shumta të sigurisë së armëve parandaluan një shpërthim bërthamor dhe lëshimin e materialit radioaktiv mbi tokë. Ndërsa një zjarrfikës u vra dhe disa të tjerë u plagosën në një aksident rrugor gjatë rrugës për në vendin e aksidentit.
1978 – Forcat e Mbrojtjes së Izraelit sulmojnë dhe pushtojnë Libanin e Jugut në Operacionin Litani. Konflikti rezultoi në vdekjen e 1,100-2,000 libanezëve dhe palestinezëve, 20 izraelitëve, zhvendosje të brendshme të 100.000 deri 250.000 njerëzve në Liban, dhe forcat e PLO u tërhoqën në veri të lumit Litani. Ajo çoi në krijimin e forcës paqeruajtëse të UNIFIL-it dhe një tërheqje gati të plotë të Izraeli.
1982 – Qeveria e Afrikës së Jugut bombardon selinë e Kongresit Kombëtar Afrikan në Londër. Zyrat në Londër të Kongresit Kombëtar Afrikan u shkatërruan nga një bombë 12 kg e cila shpërtheu kundër murit të pasëm në 9 të mëngjesit. Gjenerali Johann Coetzee, ish-kreu i policisë së sigurisë së Afrikës së Jugut dhe tetë policë të tjerë, pranuan sulmin në një seancë amnistie të Komisionit të së Vërtetës dhe Pajtimit në Shtator 1998.
2018 – Vdes në moshën 76 vjeçare, Stephen Hawking. Hawking, ishte një fizikan teorik anglez, kozmolog dhe autor që ishte drejtor i kërkimit në Qendrën për Kozmologjinë Teorike në Universitetin e Kembrixhit në kohën e vdekjes së tij Ai ishte Profesor i Matematikës në Universitetin e Kembrixhit midis 1979 dhe 2009. Në 1963, Haëking u diagnostikua me një formë të fillimit dhe përparimit të sëmundjes së neuronit motorik që gradualisht e paralizoi atë gjatë dekadave.