Komandanti i KFOR’it, Ozkan Ulutas, është takuar sot me Kryeministrin Albin Kurti dhe Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin, përcjell InLajmi.
Ulutas tha se Kfor-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 për të ofruar një mjedis të qetë dhe të sigurt në Kosovë.
KFOR është reaguesi i 3-të i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit, përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë, përfundoi ai.
Njoftimi i plotë i KFOR-it:
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 për të ofruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë./InLajmi/