• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 22 November, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Haiti po zhytet sërish në anarki për shkak të dhunës së bandave

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
12 March 2024
në Bota
0 0
0
Haiti po zhytet sërish në anarki për shkak të dhunës së bandave
0
SHPERNDARJE
18
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Haiti po zhytet sërish në anarki për shkak të dhunës së bandave. Ndërkohë që kryeministri ndodhet jashtë vendit, diplomatët perëndimorë po lagohen nga kryeqyteti.

Në sfondin e përshkallëzimit të dhunës në Haiti, BE e ka evakuuar të gjithë personelin diplomatik nga ky vend i Karaibeve. Një zëdhënës i BE-së në Bruksel tha, se punonjësit e ekipit diplomatik janë transferuar jashtë Haitit në një vend të sigurtë. Ky hap u argumentua me “përkeqësimin dramatik të gjendjes së sigurisë” në Haiti. BE-ja është “jashtëzakonisht e shqetësuar” për zhvillimet gjatë ditëve të fundit në Haiti, tha zëdhënësi në Bruksel. Ndërkohë edhe SHBA është duke e tërhequr personelin diplomatik nga Port-au-Prince dhe po forcon sigurinë në ambasadë me forca shtesë të sigurisë.

Të dielën Ministria e Jashtme në Berlin deklaroi, se ambasada gjermane dhe përfaqësuesi i përhershëm janë larguar nga shteti i Karaibeve drejt Republikës Dominikane. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme e argumentoi këtë masë me “gjendjen e tensionuar dhe të paparashikueshme të sigurisë”. Ai e cilësoi gjendjen në Haiti “mjaft të tensionuar”, rrethanat janë “të tmerrshme”. Ai shtoi: “Ka një sërë bandash të mëdha dhe të armatosura mirë, që po sfidojnë aparatin shtetëror.” Qeveria e Haitit ka ftuar trupë ndërkombëtare mbrojtëse në vend, për të ndihmuar në rivendosjen e sigurisë dhe të rendit. Ndër të tjera Kenia ka shprehur gatishmëri të mbështesë, vuri në dukej më tej zëdhënësi.

Grupet kriminale po synojnë pushtetin

Prej ditësh Haiti po përjeton një valë të dhunës së bandave të armatosura, që në pjesën më të madhe po kontrollojnë kreqytetin Prince si dhe rrugët në pjesë të tjera të vendit, po sulmojnë rajonet e policisë, burgjet dhe gjykatat. Përpara rreth një jave grupe të armatosura mësynë në burgun në Port-au-Prince dhe sipas njoftimeve në media u mundësuan rreth 3.600-3.700 të burgosurve arratinë nga burgu. Të burgosur të tjerë u arratisën nga burgu i 2-të për nga madhësia në qytetin Croix des Bouquets.

Pak përpara kësaj disa banda shpallën kryengritjen kundër qeverisë. Në sfondin e përkeqësimit të gjendjes së sigurisë, qeveria të dielën përpara një jave shpalli gjendjen e emergjencës. Dhuna në Haiti përshkallëzoi, kur kryeministri Ariel Henry ndodhej në një udhëtim jashtë vendit në Kenia.

Bandat e armatosura në vend kërkojnë dorëheqjn e Henrys, i cili do të duhej të ishte larguar qysh në shkurt nga posti. Deri tani ai nuk ia ka dalë që të kthehet nga Kenia në Haiti. Henry në shkurt ra dakord me opozitën për të qeverisur së bashku deri në zhvillimin e zgjedhjeve të reja.

Rrezik për luftë civile

Dhuna e bandave, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin brenda një jave ka bërë që nga kryeqyteti Port–au–Prince të largohen rreth 15.000 vetë. Sipas të dhënave të OKB-së në Haiti që nga fillimi i vitit janë vrarë rreth 1.200 vetë dhe gati 700 të tjerë janë plagosur. Mbi 313.000 vetë kanë marrë arratinë. I gjithë kujdesi bazë shtetëror si shëndetësia janë në prag të kolapsit. Mijëra vetë janë të shkëputur prej ndihmës humanitare.

Kisha në shtetin e varfër të Karaibeve e konsideron vendin në prag të luftës civile. Forcat e rendit janë të pafuqishme kundrejt bandave të armatosura, që janë zhvilluar në një ushtri të organizuar, i tha kryeipeshkvi Max Leroy Mesidor Organizatës ndërkombëtare të Ndihmës “Kisha në rrezik”. Në disa rajone janë krijuar njësi të mbrojtjes civile, për të luftuar bandat. “Ekziston rreziku i shpërthimit të një lufte civile. Janë shumë armë në qarkullim”, paralajmëroi kryeipeshkvi i kryeqytetit Port-au-Prince dhe kryetari i konferencës ipeshkvnore.

Miiona njerëz të prekur nga uria

Kriza humanitare në Haiti ka arritur së fundi përmasa gjithnjë e më të mëdha. Vendi, sipas të dhënave të OKB-së, vuan nga mungesa e ushqimeve. Pothuajse gjysma e popullsisë, rreth 4,9 milionë vetë, sipas këtyre të dhënave, nuk kanë mjaftueshëm ushqim. Haiti konsiderohet një ndër vendet më të varfëra të hemisferës perëndimore, shkruan DW.

Në Xhamajka janë mbledhur krerët e shteteve dhe të qeverive të bashkësisë së vendeve të Karaibeve për të shqyrtuar mundësitë e mbështetjes për Haitin dhe për nxitjen e dialogut politik.

Tags: BandatHaitiKryeministri
Postimi i mëparshëm

Escobar në Prishtinë, Kabashi: Tregon përkushtimin e SHBA-ve për dërgimin para dialogun Kosovë-Serbi

Postimi tjetër

Chelsea shënon fitore me rezultat 3-2 ndaj Newcastle United

Të ngjajshme Postime

Australia ndalon rrjetet sociale për adoleshentët nën 16-vjeç
Bota

Australia ndalon rrjetet sociale për adoleshentët nën 16-vjeç

20 November 2025
Kievi ndërton mini-centrale të fortifikuara për të siguruar energjinë elektrike
Bota

Kievi ndërton mini-centrale të fortifikuara për të siguruar energjinë elektrike

20 November 2025
Turqia refuzon hyrjen e anijes me turistë rusë
Bota

Turqia refuzon hyrjen e anijes me turistë rusë

20 November 2025
Ukraina pritet të heqë dorë nga territori dhe disa armë, sipas një plani të ri të paqes të SHBA-së
Bota

Ukraina pritet të heqë dorë nga territori dhe disa armë, sipas një plani të ri të paqes të SHBA-së

19 November 2025
Britania paralajmëron Rusinë: Po e shohim anijen tuaj spiune, kujdes jemi këtu
Bota

Britania paralajmëron Rusinë: Po e shohim anijen tuaj spiune, kujdes jemi këtu

19 November 2025
Presidentja meksikane refuzon ofertën e Trump për ndërhyrje ushtarake kundër karteleve
Bota

Presidentja meksikane refuzon ofertën e Trump për ndërhyrje ushtarake kundër karteleve

19 November 2025
Postimi tjetër
Chelsea shënon fitore me rezultat 3-2 ndaj Newcastle United

Chelsea shënon fitore me rezultat 3-2 ndaj Newcastle United

Lajmet e fundit

Haradinaj: Zgjedhjet lokale shumë të suksesshme për AAK-në, por s’festuam me daulle

Haradinaj: Zgjedhjet lokale shumë të suksesshme për AAK-në, por s’festuam me daulle

20 November 2025
Australia ndalon rrjetet sociale për adoleshentët nën 16-vjeç

Australia ndalon rrjetet sociale për adoleshentët nën 16-vjeç

20 November 2025
Kievi ndërton mini-centrale të fortifikuara për të siguruar energjinë elektrike

Kievi ndërton mini-centrale të fortifikuara për të siguruar energjinë elektrike

20 November 2025
Jose Mourinho: Nëse nuk redukton gabimet, më mirë të hiqet VAR-i

Jose Mourinho: Nëse nuk redukton gabimet, më mirë të hiqet VAR-i

20 November 2025
Zgjedhjet e reja/ Lekaj: Qytetarët janë lodhur nga krizat e panevojshme – kjo qeverisje ka humbur besimin

Zgjedhjet e reja/ Lekaj: Qytetarët janë lodhur nga krizat e panevojshme – kjo qeverisje ka humbur besimin

20 November 2025
Osmani nderon tre fëmijët që gjetën dhe dorëzuan një portofol me para

Osmani nderon tre fëmijët që gjetën dhe dorëzuan një portofol me para

20 November 2025
Nikaj i PDK’së: Zgjedhjet e 28 dhjetorit janë shansi për t’i kthyer vendit stabilitetin

Nikaj i PDK’së: Zgjedhjet e 28 dhjetorit janë shansi për t’i kthyer vendit stabilitetin

20 November 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu