Sot ditë e hënë, ka filluar muaji i shenjtë i Ramazanit.
Gjatë këtij muaji besimtarët myslimanë për 30 ditë agjërojnë dhe përmbushin një nga 5 obligimet shtyllë të fesë islame.
Çdo besimtar myslimanë në këtë muaj të shenjtë Ramazani do të agjërojë nga agimi deri në muzg, si sakrificë ndaj Zotit. Pjesë e praktikave të këtij muaji janë agjërimi nga agimi deri në perëndim të diellit, shtimi i lutjeve dhe leximi i Kuranit.
Ky muaj shënon solidaritetin dhe mirënjohjen, duke inkurajuar bamirësinë dhe ndarjen me të tjerët, shkruan Tëvë1.
Për besimtarët, Ramazani paraqet një rast për rritje shpirtërore dhe përmirësim personal.