Këshilli Kombëtar për Siguri i SHBA-së (NSC) është institucioni i radhës i rëndësishëm që reagoi pas marrëveshjes për fluturimet direkte Prishtinë-Beograd.
Ditën e marrëveshjes ky Këshill e ka quajtur historike ndërsa shtoi se po tejkalohen problemet e vjetra për të ndërtuar raporte fqinjësore normale.
“Ditë historike. Po tejkalojmë të kaluarën duke ndërtuar raporte normale midis fqinjëve”, thuhet në postimin e Këshillit Kombëtar për Siguri në Twitter.
Ndërsa orë më parë reagoi edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, NATO, dhe shumë liderë dhe mekanizma të tjerë./InLajmi
https://twitter.com/WHNSC/status/1219451748491939845?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1219451748491939845&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fkeshilli-amerikan-sigurise-kombetare-e-cileson-historike-marreveshjen-e-linjes-ajrore-prishtine-beograd%2F




















