Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka uruar Suedinë për anëtarësimin në familjen euroatlantike, NATO, përcjellë InLajmi.
Bislimi tha se anëtarësimi i Suedisë në NATO-s si anëtari i 32-të është dividend i sigurisë, bashkëpunimit dhe unitetit më të madh.
Vetëm me bashkim, bota demokratike jep shpresë për paqe, duke kapërcyer kërcënimet dhe agresionet e përfaqësuara nga autokratë.
Postimi i plotë i tij:
Anëtarësimi i Suedisë në NATO si anëtari i 32-të, është dividend i sigurisë, bashkëpunimit dhe unitetit më të madh.Vetëm me bashkim, bota demokratike jep shpresë për paqe. Vetëm së bashku, bota e bashkuar demokratike perëndimore, jep shpresa për paqe dhe prosperitet, duke kapërcyer kërcënimet dhe agresionet e përfaqësuara nga autokratë./InLajmi/