Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Suedinë për anëtarësim në NATO, përcjell InLajmi.
Kurti tha se një NATO më e fortë do të thotë një Evopë më e sigurt dhe një shans i madh pë paqe pas pushtimit brutal të Ukrainës nga Rusia.
Ai tha se mezi presim të mirëpresim ushtarët e parë të Suedisë në kuadër të KFOR-it në Kosovë për të ndihmuar në mbrojtjen e kufirit kundër agresionit serb.
Postimi i plotë i tij:
Urime Suedisë që u bë pjesë e NATO-s si anëtari i 32. Një NATO më e fortë do të thotë një Evropë më e sigurt dhe një shans më i madh për paqe pas pushtimit brutal të Ukrainës nga Rusia. Mezi presim të mirëpresim ushtarët e parë Suedisë në kuadër të KFOR-it në Kosovë për të ndihmuar në mbrojtjen e kufirit tonë kundër agresionit të Serbisë/InLajmi/