Eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun ka alarmuar sa i përket situatës në Banjskë.
Sipas tij, rreziku egziston, grupe ushtarake serbe janë duke u stërvitur.
“Ka të dhëna të sigurta se serbët janë duke u stërvitur edhe në ambiente private edhe në politigonët ushtarak, Policia e Kosovës dhe AKI-ja i posedojnë këto informacione”, tha ai në Kanal10.
Nuredini shton se këto grupe ushtarake përherë do të egzistojnë por që nuk paraqesin ndonjë potencial për ta rrezikuar shtetin e Kosovës.