Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mërkurën ka mbajtur mbledhjen e radhës. Në rend dite kishte miratimin e 4 Rregulloreve Zgjedhore.
KQZ-ja sot miratoi rregulloren e parë, atë zgjedhore për regjistrimin dhe funksionimin e partive politike.
Po ashtu, me shumicë votash u miratua edhe rregullorja e 2-të, ajo për emërimin, përbërjen dhe funksionimin e Komisioneve Komunale për Zgjedhje, shkruan EO.
Në vazhdim, KQZ-ja miratoi edhe rregulloren për krijimin, konfirmimin dhe kundërshtimin e listës së votueseve dhe rregulloren për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre