Dy shqiptarë e kanë gjetur vetën në formacionin e javës në Serie A.
Sipas Goal.com, bëhet fjalë për kapitenin e Kosovës Amir Rrahmanin, i cili fitoi me Napolin kundër Juventusit.
Ai pati një paraqitje mbresëlënëse duke iu “qepur” pas sulmuesit serb Dushan Vllahoviq.
Por, jo gjithçka shkoi mirë për kapitenin e “Dardanë”, pasi u deshtë të largohet nga loja pas lëndimit muskulor.
E në formacionin ideal të xhiros së 27-të u përfshi edhe futbollisti tjetër shqiptar, Kristjan Asllani.
Mesfushori kreativ luajti titullar në fitoren e Interit me rezultat 2:1 ndaj Genoas, ndërsa ia doli të shënonte edhe gol.
Asllani kishte më pak hapësira, por që kur iu dha rasti, i shfaqi vlerat e tij.