• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 29 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Hyrja e Suedisë në NATO “hap i fundit” për kompletimin e aleancës ushtarake

Shqipe Osmani nga Shqipe Osmani
29 February 2024
në Bota
0 0
0
Për mbrojtje nga sulmet ruse, NATO i dërgon Ukrainës sisteme të mbrojtjes ajrore
0
SHPERNDARJE
27
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Derisa NATO-ja ka pritur me durim për gati 18 muaj që Turqia dhe Hungaria ta japim përfundimisht dritën jeshile për anëtarësimin e Suedisë në aleancën ushtarake, ngazëllimi në Bruksel për ta mirëpritur këtë vend si anëtaren e 32-të nuk është zbehur. Një diplomat i NATO-s e ka përshkruar anëtarësimin e Suedisë si “hapi i fundit” për kompletimin e arkitekturës së sigurisë së NATO-s në rajonet nordik, arktik dhe baltik.

Për ta kuptuar rëndësisë, mjafton ta shikosh hartën. Suedia është vendi i 5-stë më i madh në Evropë; ajo është më e madhe se Gjermania, shtrihet 1.600 kilometra në drejtimin veri-jug dhe ka një vijë bregdetare dyfish më të gjatë.

Është e qartë nga bisedat me zyrtarë të ndryshëm të NATO-s se roli i Suedisë në NATO ka të bëjë me 2 gjëra:

E para, ajo do të jetë qendër për aktivitete në pjesën veriore të Evropës, ku mund të dërgohen shumë armë dhe trupa dhe anasjellja, duke e bashkuar Suedinë me vendet nordike, Danimarkën, Finlandën, Islandën dhe Norvegjinë, në të njëjtën organizatë ushtarake për herë të parë në historinë moderne. Më 2009, kjo pesëshe ishte pajtuar për Bashkëpunimin Nordik në Mbrojtje (Nordefco). Megjithëse nuk është pakt i mbrojtjes së përbashkët de facto, ai ka disa tipare, për shembull, armë të caktuar të përbashkëta, pra ato ia lejojnë njëra-tjetrës përdorimin e infrastrukturës ushtarake dhe hapësirën ajrore. Tani që Suedia po i bashkohet NATO-s, do të jetë një grup i anëtarëve të aleancës që ka një integrim shumë të zhvilluar rajonal.

E 2-ta, Suedia shihet si garantuese e qëndrueshme e sigurisë – posaçërisht kur vjen puna për tri vendet baltike, Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë, të cilat tani do të jenë të lidhura me pjesën tjetër të rajonit nordik. Suedia do të kontribuojë me 800 oficerë në brigadën e NATO-s në Letoni qysh nga viti i ardhshëm. Ajo do të jetë vendimtare edhe në mbrojtjen e çdo cepi të tokës së shteteve baltike menjëherë, sepse është në gjendje të japë mbështetje të shpejtë detare dhe ajrore.

Përparësia mbase më e qartë e anëtarësimit të Suedisë në NATO është se Deti Baltik do të bëhet njëfarë “liqeni i NATO-s”, sepse aleanca ushtarake në thelb e rrethon enklavën ruse, Kaliningard, dhe i kontrollon të dyja anët e Gjirit të Finlandës i cili të çon drejt qytetit të dytë më të madh të Rusisë, Shën Petersburg.

Gotland, ishulli ma i madh në Detin e Baltik, do të jetë papritmas shumë i rëndësishëm. Ai i takon Suedisë dhe ndodhet vetëm 300 kilometra larg Kaliningardit, ndërsa tani do ta ketë një ngritje të madhe, pasi porti i tij do të zgjerohet dhe regjimenti që ishte larguar nga aty vite më parë, është rivendosur. Në radhë është përforcimi i linjave hekurudhore në veçanti, në mënyrë që të mundësohet transportimi i më shumë mallrave ushtarake.

Por, edhe qytetit të dytë më të madh dhe portit më të madh të Suedisë, Gotenburg, i cili ndodhet në bregdetin perëndimor të vendit, do t’i rriten kapacitetet gjithashtu, si një pikë e madhe hyrëse për pajisjet ushtarake dhe trupat e NATO-s. Suedia i ka shpenzuar tashmë 2% të bruto prodhimit të brendshme (GDP) për mbrojtjen, duke e arritur cakun e NATO-s nga viti 2014 që shumë anëtarë të aleancës nuk e kanë arritur ende.

Suedia e ka arritur gjithashtu një Marrëveshje për Bashkëpunim në Mbrojtje me Shtetet e Bashkuara, për dërgimin e ndihmës ushtarake amerikane në tokën suedeze. Por, njëlloj si me vendet e tjera nordike të NATO-s, as në Suedi nuk do të vendosen armë bërthamore e as baza të përhershme të NATO-së.

Ia vlen të theksohet se vendi skandinav ka qenë pjesë Partneritetit për Paqe të NATO-s prej vitit 1994 dhe u bë i ashtuquajtur Partner i Mundësive të Zgjeruara për aleancën ushtarake 20 vjet më vonë. Të dyja këto struktura kanë bërë që bashkëpunimi të jetë më i thellë, të ketë stërvitje të përbashkëta rregullisht dhe që Suedia të jetë nën komandën e NATO-s në vende si, Afganistani dhe Bosnja e Hercegovina.

Një aspekt tjetër të cilin po e theksojnë shumë zyrtarë të NATO-s si vlerë shtesë janë armët të cilat Suedia do t’i sjellë në aleancë. Konsiderohet se ky vend i ka dy burime të klasit botëror: së pari, nëndetëset të cilat mund t’i kontrollojnë pjesë të mëdha të Detit Baltik, duke barazuar çdo lëvizje të Rusisë. Dhe pastaj avionët luftarakë të prodhuar nga vetë Suedia, SAAB JAS Gripen.

E tërë flota nordike e avionëve luftarakë do t’i ketë mbi 250 sosh dhe Stokholmi po e shqyrton dërgimin e disa prej tyre në Ukrainë. Suedia besohet se do të jetë edhe një pjesëmarrëse aktive në patrullimet policore ajrore të NATO-s dhe jo vetëm mbi Detin Baltik.

Pastaj e kemi industrinë e mbrojtjes të Suedisë. Ky vend është njëri prej eksportuesve më të mëdhenj të armëve në botë, kryesisht në Shtetet e Bashkuara. Përveç avionëve luftarakë, baza industriale e armëve e saj është e fuqishme edhe në fusha të tjera si, sensorët, armët, armët antitanke të këmbësorisë dhe automjetet e blinduara.

Por, ajo ka edhe disa dobësi të mëdha. Ushtria suedeze me 38.000 trupa cilësohet relativisht e vogël dhe mund t’i duhet ta rrisë shumë numrin, megjithëse kjo do t’i kushtonte. Ky vend ka edhe mungesë të madhe të aseteve detare, siç janë luftanijet. Deri tani, ajo është mbështetur më shumë në luftanije më të vogla të cilat nuk i zotërojnë armët më të mira për mbrojtje ajrore.

Dhe, mbase mund të ketë një çështje burokratike të NATO-s. Duket se rajoni nordik/baltik do të ndahet në 2 Komanda të ndryshme të Forcave të Përbashkëta. Danimarka, Finlanda dhe Suedia, plus treshja baltike do të jenë nën komandën e NATO-s me seli në Brunsum, në Holandë, ndërsa Norvegjia nën komandën Norfolk në Virxhinia, e cila merret kryesisht me çështjet dhe sfidat e sigurisë së Atlantikut.

Kjo nuk duhet të përbëjë telashe, sepse komanda të ndryshme të forcës janë në kontakt të vazhdueshëm me njëra-tjetrën, prandaj nuk parashikohet ndonjë telash burokratik. Burimet thonë se ka qenë e rëndësishme, simbolikisht, për organizatën ushtarake të mos e “ndaj” në dysh Detin Baltik, duke i lënë Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë në njërën anë dhe Suedinë në anën tjetër.

Së paku tani për tani. Megjithatë, mund të ndodhë që Suedia dhe Finlanda të përfundojnë nën komandën e Norfolkut, por vetëm pasi të jetë bërë një komandë e përbashkët në gjendje të kryejë operacione të shkallës së gjerë.

Tags: NATOSHBASuedia
Postimi i mëparshëm

Pilaf i pjekur me pulë, shije perfekte

Postimi tjetër

53 milionëshI, Lekaj: Pikë faji nuk kam!

Të ngjajshme Postime

Stuhitë godasin Francën, humbin jetën 2 persona, 17 të plagosur
Bota

Stuhitë godasin Francën, humbin jetën 2 persona, 17 të plagosur

27 June 2025
Lufta me Iranin i kushtoi më shumë se 12 miliardë dollarë Izraelit
Bota

Lufta me Iranin i kushtoi më shumë se 12 miliardë dollarë Izraelit

26 June 2025
Trump kërkon që gjyqi ndaj Netanyahut në Izrael të anulohet
Bota

Trump kërkon që gjyqi ndaj Netanyahut në Izrael të anulohet

26 June 2025
Me armëpushimin në fuqi, iranianët habiten me mungesën e vazhdueshme të Khameneit
Bota

Me armëpushimin në fuqi, iranianët habiten me mungesën e vazhdueshme të Khameneit

26 June 2025
Telefonata e Mossad që futi në kurth gjeneralët iranianë: Ke 12 orë për të shpëtuar
Bota

Telefonata e Mossad që futi në kurth gjeneralët iranianë: Ke 12 orë për të shpëtuar

25 June 2025
Habit Trump: Putin më telefonoi, më tha a do ndihmë me Iranin
Bota

Habit Trump: Putin më telefonoi, më tha a do ndihmë me Iranin

24 June 2025
Postimi tjetër
Lekaj: Buxheti i 2024-ës është me direktiva të Vetëvendosjes

53 milionëshI, Lekaj: Pikë faji nuk kam!

Lajmet e fundit

Lëndohen dy persona në aksidentin mes 3 veturave në Skenderaj

Aksident fatal në Ferizaj, vdes 28-vjeçari

29 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 28 qershor ndër vite?

28 June 2025
Pilaf me qofte shtëpie dhe salcë domatesh – Receta e traditës dhe shijes së mirë

Pilaf me qofte shtëpie dhe salcë domatesh – Receta e traditës dhe shijes së mirë

28 June 2025
Moti në Kosovë, “pranveror”

Na pret mot më i këndshëm, me vranësira e diell dhe me mundësi për ndonjë rigë

28 June 2025
Karakteristikat e një abuzuesi emocional

Karakteristikat e një abuzuesi emocional

28 June 2025
Reportazhi i BBC: Si gjyshet shqiptare shpëtuan kuzhinën tradicionale

Reportazhi i BBC: Si gjyshet shqiptare shpëtuan kuzhinën tradicionale

27 June 2025
Sa kushtoi dasma e shekullit? Martesa e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez i “dhuroi” Venecias…

Sa kushtoi dasma e shekullit? Martesa e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez i “dhuroi” Venecias…

27 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu