Ngjarjet e shtatorit në Banjskë, vazhdojnë të jenë ende pikë e nxehtë në diskutimet lidhur me raportet Kosovë-Serbi.
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka deklauar se edhe pas 5-së muaj nga sulmi në Banjskë dhe vrasja e policit Afrim Bunjaku, ende nuk ka aktakuzë të ngritur ndaj Milan Radoiçiqit.
Marrë parasysh këtë, Haradinaj-Stublla shton se Lista Serbe ende vazhdon të financohet nga shteti i Kosovës, shkruan Gazeta Blic.
“5 muaj nga sulmi në Banjskë dhe vrasja e Afrim Bunjakut! Ende nuk ka aktakuzë për Radojçiqin që pranoi krimin, dhe Lista Serbe ende vazhdon të financohet nga shteti i Kosovës (me votë të të gjitha partive politike) me 360.000 euro nga KQZ dhe 250.000 euro nga Kuvendi i Kosovës!”, ka shkruar ajo.