Sikurse në shumë sektorë ku punëtorët po lëshojnë vendin e punës, njëjtë po ndodhë edhe tek zjarrfikësit.
Kjo, për shkak të kushteve jo të mira.
Nga janari e deri më tani 2 zjarrfikës e kanë lëshuar vendin e punës. Njëri në Gjilan e tjetri në Lipjan.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka.
“Ka raste që po e lëshojnë vendin e punës. Nga janari e deri më tani 2 zjarrfikës kanë lëshuar vendin e punës. Njëri në Gjilan e tjetri në Lipjan”, ka treguar ai.
Beka, ka treguar edhe arsye se përse zjarrfikësit e kanë lën vendin e tyre të punës.
“Janë të zhgënjyer me qasjen institucionale dhe me këtë që iu ofrojnë institucionet, sa i përket pagesave dhe kushteve të punës. Kështu që janë duke pa që për këtë pagë që marrin mos të rrezikojnë shëndetin”, është shprehur Beka, shkruan Front Online.
Ditë më parë Beka kishte deklaruar se zjarrfikësit kanë pagën më të ulët krahasuar me policinë, doganierët e zyrtarët korrektues.