Agjencia e Ndikimit renditi secilin prej yjeve të njohur që luajtën në filmin madhështor të Greta Gerwig, duke i vlerësuar ata sipas numrit të ndjekësve në Instagram dhe duke përdorur mjete marketingu për të llogaritur potencialin e tyre të ardhurash nëse ata do të publikonin një postim të sponsorizuar por kishte 2 njoftime të rëndësishme.
Ryan Gosling i cili interpretoi rolin e Kenit por nuk është i pranishëm në mediat sociale, ndërsa Barbie e interpretuar nga Margot Robbie është tërhequr nga platforma.
Artistja me famë botërore Dua Lipa luan “Mermaid Barbie” në filmin e ri.
Dua Lipa ka 90 milion ndjekës në Instagram dhe çdo postim i saj merr mesatarisht 2 milion pëlqime.
Sipas kompanisë ndërveprimet që merr një postim i saj, pjesëtim me numrin e ndjekësve është 2.33%, shkruan Alsat.m
Pra, artistja mund të fitojë deri në 234.298 dollarë për një postim të vetëm të sponsorizuar në Instagram, thotë kompania.

















