Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, është takuar me shefin e zyrës së BE-së, ambasadorin Tomas Szunyog, Ambasadorin e Francës, Olivier Guerot, Zëvendës-Ambasadorin e Gjermanisë, Matthias Conrad dhe Zëvendës-Ambasadorin e Italisë, Ugo Ferrero, me të cilët diskutuam për zhvillimet aktuale politike në vend, përcjell InLajmi.
Krasniqi tha se diplomatëve evropianë u ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me situatën e vështirë politike dhe ekonomike në të cilën ndodhet vendi. Nga ta, para se gjithash, kërkova që të ndihmojnë në heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Republikës së Kosovës, i cili tha se qytetarët nuk duhet të vuajnë pasojat e një Qeverie të papërgjegjshme dhe jobashkëpunuese.
Tutje tha se ambasadorët i siguroi se PDK do të vazhdojë të angazhohet seriozisht dhe të luaj rol konstruktiv në procesin e Integrimit euro-atlantik të vendit, si vizion i kahmotshëm i yni dhe rrugë e vetme drejt zhvillimit dhe përparimit.
Postimi i plotë i tij:
Në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës prita shefin e zyrës së BE-së, ambasadorin Tomas Szunyog, Ambasadorin e Francës, Olivier Guerot, Zëvendës-Ambasadorin e Gjermanisë, Matthias Conrad dhe Zëvendës-Ambasadorin e Italisë, Ugo Ferrero, me të cilët diskutuam për zhvillimet aktuale politike në vend.
Diplomatëve evropianë u shpreha shqetësimin tim në lidhje me situatën e vështirë politike dhe ekonomike në të cilën ndodhet vendi. Nga ta, para se gjithash, kërkova që të ndihmojnë në heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Republikës së Kosovës. Qytetarët tanë nuk duhet të vuajnë pasojat e një Qeverie të papërgjegjshme dhe jobashkëpunuese.
Ambasadorët i sigurova se PDK do të vazhdojë të angazhohet seriozisht dhe të luaj rol konstruktiv në procesin e Integrimit euro-atlantik të vendit, si vizion i kahmotshëm i yni dhe rrugë e vetme drejt zhvillimit dhe përparimit. /InLajmi/