• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 9 January, 2026
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Kulturë

Përkujtohet veprimtari e përhapësi i çështjes kombëtare, Hilë Mosi

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
22 February 2024
në Kulturë
0 0
0
Përkujtohet veprimtari e përhapësi i çështjes kombëtare, Hilë Mosi
0
SHPERNDARJE
62
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Hilë Mosi ka lindur në Shkodër më 1885, ndërsa ka vdekur në Tiranë, më 21 shkurt 1933, i cili ka qenë veprimtar dhe përhapës i çështjes kombëtare, figurë e publicistikës si dhe e politikës shqiptare pas pavarësisë, përcjell InLajmi.

U lind në Shkodër, i biri i Mark Mosit, me prejardhje nga Mosi i Shllakut. I ati përmendet si shpërndarës i shtypit patriotik në qendrën e asokohshme të vilajetit. Mësimet fillore i mori në shkollën teknike italiane, të mesmet në Kolegjin Saverjan dhe më pas ndoqi degën e mësuesisë në Normalen e Klagenfurtit nga 1904 deri më 1908. Nën organizimin e Gjergj Pekmezit mori pjesë në organizimin e studentëve shqiptarë në klubin atdhetar Lirija, që më 27 dhjetor 1904 mori emrin Dija, e cila mot për mot botoi një kalendar, dhe nxori një fletore me emër “Vllaznija”.

U kthye në vendlindje kur u shpall Kushtetuta më 1908, në fillim u bë pjesë e klubit Gjuha shqipe, por pas një çarjeje midis rinisë katolike shkodrane, hapi klubin rival Gegnija. Si përfaqësues i grupit shkoi në Kongres të Manastirit, u bë sekretar i kongresit dhe u vendos për njëfarë periudhe në Korçë. Me Tashko Ilon pruri nga Bukureshti himnin e flamurit thurur nga Asdreni. Në fund të dhjetorit 1909 me rekomandimin e P. Jul Bonatit ku me Dervish Himën, dhe Eqrem bej Vlorën bashkëpunoi në botimin e të përjavshmes “Shqipëtari-Arnavud” të subvencionuar nga Austro-Hungaria, me artikuj shqip, turqisht dhe frëngjisht.

Dha për një vit mësim në Normalen e Elbasanit. Më 1911 mori pjesë në Kryengritjen e Malësisë, ku luftoi edhe me armë në dorë në krah me Risto Siliqin. Kur u shpall Pavarësia gjendej në Trieste, ku do të ishte edhe pjesëmarrës në Kongresin e mbajtur më 1913.

Më 1914 formoi shoqërinë “Klubi Lidhja Kombëtare” në Shkodër, duke qenë edhe kryetar i saj. Organizata “Krahu Kombëtar” me anë të Sotir Pecit dhe Sejfi Vllamasit i propozon për pjesëmarrjen në këtë organizatë, Mosi refuzoi duke mos dashur të kufizonte lirinë e vet politike. Në shkurt 1914 në Durrës i bëhet thirrje nga Esad pashë Toptani të marrë përsipër postin si Drejtor të Përgjithshëm të Sigurisë së Shqipërisë. E pranon, por më 1915 me pushtimin e rishtë malazez të Shkodrës, internohet në Podgoricë. Në vitet 1916-1918 të administratës nën pushtimin austriak, riemërohet shef policie i Shkodrës dhe dha kontributin e vet në Komisinë Letrare, si anëtar i saj. Më 1919 me bashkimin e shoqërive “Mustafa Pasha” me “Vaso Pasha” themelon shoqërinë e vetme “Vllaznija”, organ i së cilës qe e përkohshmja “Agimi” drejtuar nga Kristo Floqi.

Më 1920 qe senator i pref. së Shkodrës në Senatit të Dhomës së Këshillit Kombëtar të Shqipërisë dhe në vitet 1921-1924 u zgjodh për 2 legjislatura rresht deputet i së njëjtës prefekturë. Qe delegat dhe përfaqësues i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, në Gjenevë. Më 3 mars 1921 zgjedhet sekretar i Këshillit Kombëtar, më 1921-1922 dhe prapë në maj 1924 u emërua prefekt në Korçë. Më 3 gusht 1923 mban fjalën mortore me rastin e shuarjes së atdhetarit Pandeli Cale.

Në kohën e Lëvizjes së qershorit ishte prefekt i Korçës, por u zëvendësua nga Spiro Koleka prej qeverisë Noli dhe u emërua më 2 tetor të po atij viti prefekt në Gjirokastër.

Me Triumfin e Legalitetit emigroi jashtë vendit, por në gusht të 1925 ishte pjesë e të amnistuarve nga Kryetari i Republikës Ahmet Zogu. Me t’u kthyer, u caktua prefekt në Korçë, ku qëndroi deri në fund të vitit 1926. Në fillim të vitit 1927 u emërua inspektor i Kryesisë së Republikës, por sipas vendimit të kryetarit të Republikës, më 16 janar 1927, dhe me Vendimin e Këshillit të Ministrave, më 27 janar 1927, rezulton të ketë qenë i emëruar “Inspektor i Përgjithshëm i Administratës”, duke i dorëzuar detyrën e prefektit Zef Kadares, i transferuar nga Berati në Korçë. Sapo erdhi në këtë detyrë, Hila, realizoi transferimin e komiserit të Policisë së Korçës, mikut të tij, Zef Mirdita, në detyrën e “sekretarit të Inspektorisë së Administratës”. Pas kësaj detyre, më 24 tetor 1927, u emërua ministër i Punëve Botore dhe zv/ministër i Punëve të Jashtme, ku qëndroi deri në 16 nëntor 1927, zëvendësuar nga Salih Vuçitërni. Atë vjeshtë i ra fatkeqësia e vdekjes së të birit, Mirit.

U rikthye prefekt i Korçës deri kur më 6 mars 1930 qeveria e Pandeli Evangjelit i dha detyrën e ministrit të Arsimit dhe zëvendësisht për Punët Botore. Gjatë asaj kohe u njoh Petro Markon që e cakton mësues në Dhërmi.

Ndërroi jetë në Tiranë më 21 shkurt 1933, në ceremoninë e varrimit të tij në Shkodër me 23 foli në emër të qeverisë Mirash Ivanaj. /InLajmi/

Tags: Hilë MosiPoetVeprimtar
Postimi i mëparshëm

Vdekja e 4 vjeçares, Vitia: Rast shumë i rend, jemi jashtëzakonisht shumë të pikëlluar

Postimi tjetër

Zbuloni arsyet përse duhet vizituar Hamburgun

Të ngjajshme Postime

Alketa Gashi-Fazliu boton librin “Klithma”
Libri

Alketa Gashi-Fazliu boton librin “Klithma”

6 January 2026
Tetë nga filmat më emocionues që do të dalin në vitin 2026!
Kinema

Tetë nga filmat më emocionues që do të dalin në vitin 2026!

4 January 2026
Dialog me kohën dhe të bukurën e artit
Kulturë

Dialog me kohën dhe të bukurën e artit

29 December 2025
Leonora Jakupi publikon këngën “A je Gjallë”
Muzikë

Leonora Jakupi publikon këngën “A je Gjallë”

27 December 2025
Promovohen tre libra me poezi, të autorit, Ali Zalli
Libri

Promovohen tre libra me poezi, të autorit, Ali Zalli

25 December 2025
Alban Meka hap ekspozitën e tij të 12 personale
Kulturë

Alban Meka hap ekspozitën e tij të 12 personale

23 December 2025
Postimi tjetër
Zbuloni arsyet përse duhet vizituar Hamburgun

Zbuloni arsyet përse duhet vizituar Hamburgun

Lajmet e fundit

Malaj thirrje turistëve: Pajisuni me mjetet e domosdoshme dhe shijoni Kosovën në mënyrë të sigurt

Malaj thirrje turistëve: Pajisuni me mjetet e domosdoshme dhe shijoni Kosovën në mënyrë të sigurt

8 January 2026
Aksioni për keqpërdorimet në BKS, Policia me njoftim: Arrestohen 39 persona dhe sekuestrohen mbi 1.3 milion euro

Aksioni për keqpërdorimet në BKS, Policia me njoftim: Arrestohen 39 persona dhe sekuestrohen mbi 1.3 milion euro

8 January 2026
Presidenti Begaj për përmbytjet në vend: Banorët të ndjekin udhëzimet e strukturave përgjegjëse për evakuimin e tyre

Presidenti Begaj për përmbytjet në vend: Banorët të ndjekin udhëzimet e strukturave përgjegjëse për evakuimin e tyre

8 January 2026
Presidenti gjerman thotë se SHBA-të po shkatërrojnë rendin botëror

Presidenti gjerman thotë se SHBA-të po shkatërrojnë rendin botëror

8 January 2026
Zjarr në një objekt në Prishtinë

Zjarr në një objekt në Prishtinë

8 January 2026
Deri në 90 minuta pritje për të dalë nga Kosova

Deri në 90 minuta pritje për të dalë nga Kosova

8 January 2026
Rritet niveli i ujit në Ibër, evakuohen banorë nga Mëhalla e Boshnjakëve në veri

Rritet niveli i ujit në Ibër, evakuohen banorë nga Mëhalla e Boshnjakëve në veri

8 January 2026
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu