Jeff Hovenier, Ambasador i SHBA-së në Kosovë, i cili po merr pjesë në shënimin e Ditës së Presidentit Amerikan, në Sheshin “Bill Clinton”, në Prishtinë, tha se është i nderuar që, po merr pjesë në ngjarjen që i kushtohet Ditës së Presidentit Amerikan, në Sheshin “Bill Clinton”, duke falënderuar kontributin e presidentes Osmani.
Ai më tej kujtoi fjalët e ish-presidentit Clinton përmes të cilave shprehet arsyeja e angazhimit të tij për popullin e Kosovës gjatë luftës së fundit dhe falënderimin e tij për popullin kosovar për respektin e treguar ndaj tij, shkrun RTK.
Hovenier, mes tjerash, tha se nga të gjithë presidentët amerikanë, qoftë ata para, qoftë ata pas tij, Clintoni ishte lider i jashtëzakonshëm, që ka marrë vendime të guximshme.