Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njëherësh Zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla-Schwarz, ka pasur një diskutim të veçantë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, rreth realizimit të projekteve të përbashkëta në fushën e ekonomisë, përcjell InLajmi.
Gërvalla-Schwarz tha se gjatë këtij takimi ja falënderuar Turqinë për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Kosovës në shumë fusha.
Tutje ajo tha se ka njoftuar ministrin për progresin e arritur në demokratizim, liri të mediave, të drejtat e qytetarëve, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie qytetare në Kosovë si dhe i shpreha vendosmërinë e Kosovës në rrugën e saj euroatlantike.
Postimi i plotë i saj:
Një diskutim i veçantë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, rreth realizimit të projekteve të përbashkëta në fushën e ekonomisë.
Gjatë këtij takimi shpreha falënderimin ndaj Turqisë për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Kosovës në shumë fusha si dhe e njoftova për progresin e arritur në demokratizim, liri të mediave, të drejtat e qytetarëve, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie qytetare në Kosovë si dhe i shpreha vendosmërinë e Kosovës në rrugën e saj euroatlantike. /InLajmi/