Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka konfirmuar synimin e saj për të udhëhequr komisionin edhe për 5 vjet të tjera.
Njoftimi u bë gjatë një takimi të Unionit Kristian Demokrat të Gjermanisë në Berlin, njoftoi agjencia e lajmeve DPA.
Vendimi i bërë publik i dha fund spekulimeve të shumta në Bruksel mbi të ardhmen e saj politike, e cila gjithashtu ka qenë e lidhur me NATO-n.
Emërimi i Von der Leyen do të konfirmohet në fillim të marsit gjatë kongresit vjetor të familjes së saj politike, Partisë Popullore Evropiane e qendrës së djathtë.
PPE kishte caktuar 21 shkurtin si afat të fundit për dorëzimin e aplikimeve të brendshme.
Duke shpallur kandidaturën, von der Leyen bëhet menjëherë pretendentja kryesore, pasi EPP-ja pritet gjerësisht të marrë pjesën më të madhe të vendeve në zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian, shkruan Euronews.al.
Presidenti i Komisionit emërohet në diskrecionin e liderëve të BE-së, pasi merr parasysh rezultatet e zgjedhjeve evropiane, që do të thotë se partia që vjen në krye gëzon privilegjin e pashkruar e kontrollit të ekzekutivit. Socialistët dhe liberalët zakonisht ndajnë punët kryesore të mbetura mes tyre.