Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, tha se në mes dhembjes e krenarisë, në këtë ditë historike, u bashkuam në Kompleksin e Dëshmorëve në Shqiponjë, me bashkëluftëtarë, kolegë e familjarë, përcjell InLajmi.
Haradinaj tha se Beat Coli nga Beci dhe Gjergj Krasniqi nga Nepola, luftëtarë të dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të rënë heroikisht për lirinë e Atdheut, nga sot do të pushojnë në Shqiponjë, përkrah bashkëluftëtarëve të tyre.
Postimi i plotë i tij:
Mes dhembjes e krenarisë, në këtë ditë historike, u bashkuam në Kompleksin e Dëshmorëve në Shqiponjë, me bashkëluftëtarë, kolegë e familjarë.
Beat Coli nga Beci dhe Gjergj Krasniqi nga Nepola, luftëtarë të dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të rënë heroikisht për lirinë e Atdheut, nga sot do të pushojnë në Shqiponjë, përkrah bashkëluftëtarëve të tyre.
Faleminderit për shërbimin ndaj Atdheut.
Lavdi! /InLajmi/