Një lokal është përfshirë nga zjarri të dielën në Prizren.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dielën në ora 16:44 në Prizren është raportuar për një incident zjarri, shkruan InLajmi.
Sipas njoftimit, pronarja e një lokali ka njoftuar policinë se lokali i saj në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri.
Si pasojë e këtij zjarri, gjatë tentimit për shuarje të zjarrit, një punëtor i lokalit nga tymi i zjarrit ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Fatmirësisht zjarrfikësit kanë arritur që të lokalizojnë zjarrin mirëpo, ende nuk dihet dëmet që janë shkaktuar nga djegia e lokalit./InLajmi