Klubi katalunas, Barcelona thuhet se ka etiketuar 3 yje të mëdhenj për ta transferuar njërin nga ta në Camp Nou gjatë afatit kalimtar të verës.
Sipas gazetës Mundo Deportivo, Barcelona po monitoron Gabriel Martinellin e Arsenalit, Kaoru Mitoma të Brighton dhe Khvicha Kvaratskhelia të Napolit përpara lëvizjeve të mundshme gjatë verës.
Bordi drejtues beson se Barcelona duhet të përdorë formacionin 4-3-3 në baza të përhershme dhe të forcojë ekipin me një sulmues anësor të majtë të pastër që ofron driblime dhe paparashikueshmëri.
Problemi është se është e vështirë të imagjinohet që Blaugrana të ketë një nga këta 3 sulmues yje mes situatës së komplikuar financiare. Gjërat mund të jenë të mundshme vetëm nëse Barça shet disa lojtarë të mëdhenj.
Martinelli është një lojtar kyç i Arsenalit, marrëveshja aktuale e të cilit skadon vetëm në vitin 2027.
Mitoma ka edhe tre vjet të mbetura në kontratën e tij me Brighton ndërsa vlera e tij në Transfermarkt është 50 milionë euro.
E njëjta gjë për Kvaratskhelia, megjithëse burimet theksojnë se gjeorgjiani mund të jetë i gatshëm të nënshkruajë sa më shpejt për një klub të madh.
Këto janë statistikat e lojtarëve këtë sezon:
– Gabriel Martinelli: 7 gola, 3 asistime në 28 paraqitje;
– Kaoru Mitoma: 3 gola, 6 asistime në 25 paraqitje, shkruan Telegrafi
– Khvicha Kvaratskhelia: 6 gola, 5 asistime në 30 paraqitje.